6.7 mld euro të ardhura deri në 2030, draft-strategjia për turizmin, taksa të reja, subvencione dhe kredi për investime

Nga Marinela Lina
15 Tetor 2024, 18:37 | Ekonomi

Pas 10.1 milionë turistëve në 2023 dhe synimit për 14 milionë deri në fund të vitit, Ministria e Turizmit është e qartë sesi do të zhvillojë këtë sektor në vitet në vijim. Në draft-strategjinë kombëtare të turizmit të nxjerrë për konsultim publik janë përcaktuar kategoritë dhe zonat që do ndërhyhet për të përmirësuar sektorin.

Më shumë investime, lehtësira në taksa, zhvillimi produkteve turistike, ndarje të Shqipërisë sipas zonave turistike, ngritje të kapaciteteve por pa lënë pas dhe marketingun janë drejtimet që do të fokusohet, raporton A2.

Për të zhvilluar më tej Shqipërinë në drejtim të turizmit elitar, draft-strategjia parashikon mbështetje jo më në drejtim të fshatrave turistik por dhe hoteleve dhe strukturave turistike multifunksionale.

“Qeveria shqiptare do të adresojë mungesën e efikasitetit të tregut nëpërmjet skemave të përshtatura të nxitjes që mundësojnë ngritjen e resorteve të shfrytëzimit të miksuar dhe të projekteve private në shkallë të vogël në sektorin e hotelerisë. Cikli i investimeve të përfshijë mundësisht instrumente të tilla si stimujt fiskalë, stimujt jofiskalë, subvencionet për mbulimin e normës së interesit, reduktimin e barrierave financiare, kreditë me interes të ulët, grantet dhe të ngjashme”, transmeton A2.

6.7 mld euro të ardhura deri në 2030, draft-strategjia për

Ndonëse të rëndësishme kjo strategji sheh zgjerimin e kapaciteteve, ajo parashikon edhe një dyfishim të numrit të punonjësve në këto sektorë, por dhe ndarjen e Shqipërisë në 6 rajone për të përmirësuar ofertën turistike. Ndërsa për të rritur të ardhurat parashikohet një ndërhyrje te taksat.

“Sistemi i taksimit për sektorin e turizmit aktualisht bazohet në taksën e fjetjes dhe vlerësohet se të ardhurat totale nga kjo taksë janë afërsisht 21,6 milionë euro. Me zbatimin e një sistemi të rishikuar të mbledhjes së taksës së turizmit, duke përfshirë një taksë të sheshtë, parashikohet që të ardhurat totale nga taksa e turizmit të arrijnë në 85,1 milionë euro deri në vitin 2030.”

Nga investimet, ndryshimi taksave por dhe zhvillimet në këtë sektor, Ministria e Turizmit parashikon të mbledh të 6.7 miliardë euro të ardhura deri në vitin 2030. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos