Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Më afër tregut unik të pagesave në euro

Nga Marinela Lina
15 Tetor 2024, 15:57 | Ekonomi

Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Më afër tregut unik të

Në kuadrin e integrimit europian, anëtarësimi në SEPA është një hap i rëndësishëm. Nga Brukseli guvernatori Sejko pas një takimi me përfaqësues të Këshillit Europian të Pagesave, deklaroi se Shqipëria është më pranë anëtarësimit në Tregun Unik të Pagesave në euro.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka dërguar aplikimin në këtë sistem i cili po shqyrtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave., shkruan A2.

Pas dorëzimit të aplikimit, Banka e Shqipërisë ka vijuar punën për plotësimin e kuadrit rregullator dhe krijimin e kushteve teknike në dobi të procesit.

Vendi ynë nga ky proces do të fitojë akses në një treg më të gjerë evropian, duke lehtësuar transaksionet ndërkufitare dhe duke rritur tregtinë dhe investimet, raporton A2.

Sipas guvernatorit përfitimet ekonomike në vitin e parë mund të arrijnë deri në 20 milionë euro kursim ndërsa kostoja e pagesave ndërkufitare 5 herë më e ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos