7 mld lekë humbje nga eksportet dhe importet në maj, ekspertët: Turizmi s’po nxit rritjen e konsumit

Nga Marinela Lina
18 Qershor 2024, 16:42 | Ekonomi

Pas ngritjes së kokës në prill, eksportet shqiptare, por dhe importet iu rikthyen sërish tatëpjetës. 35 mld lekë mallra shqiptare dërguam jashtë vendit ose 5 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

7 mld lekë humbje nga eksportet dhe importet në maj, ekspertët:

Instituti i Statistikave raporton se janë tekstilet dhe këpucët që po ndikojnë negativisht në ecurinë e eksporteve të produkteve shqiptare në maj, vijuar më tej nga ushqime, pije e duhan por dhe pajisje e prodhime druri.

7 mld lekë humbje nga eksportet dhe importet në maj, ekspertët:

Por dhe importet nga ana tjetër në vend kanë shënuar rënie në maj.  79 miliardë lekë blemë mallra nga jashtë, 2 miliardë lekë më pak se maj 2023. Teksa turizmi duhet të rriste më tej konsumin, ekspertët e shohin rënien e importeve  në mospërputhje me gjendjen aktuale.

7 mld lekë humbje nga eksportet dhe importet në maj, ekspertët:

Për shkak të rënies së eksporteve dhe importeve muajin e kaluar, u thellua dhe më tej deficiti tregtar i cili u rrit me 8.9% në raport me maj 2023. Ky deficit vijon të jetë më i larti në 3 vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos