Banka e Shqipërisë merr vendim për normën e interesit për lekun

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 16:18 | Ekonomi

Banka e Shqipërisë ul me 0.25% normën bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në 2.75%.

Kjo është hera e dytë që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore vendos të zbusë politikën monetare.

Me 0.25%, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun në fillim të korrikut. Kjo vendimmarrje për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022.

Kujtojmë se vitet e fundit leku ka forcuar pozitat e tij përballë monedhave ndërkombëtare, duke ‘mposhtur’ edhe euron në tregun ndërkombëtar.

Ky forcim i monedhës vendase besohet se ka ardhur për shkak të hyrjes së më shumë eurove në vendin tonë nga amigrantët, por edhe nga turizmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos