Në mbylljen e viti 2023, konsumatorët u shfaqën më pesimistë për situatën ekonomike të vendit, ndërsa për bizneset situata është disi më ndryshe.
Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, u rrit lehtësisht me 2.2 pikë përqindje në fund të 2023.
Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë për situatën e përgjithshme ekonomike, por edhe për pritshmëritë e vitin që sapo kemi hyrë.
Në të njëjtën linjë kanë vijuar dhe disa prej sektorëve të bizneseve. Në të gjithë gjysmën e dytë të vitit, tregtia rezulton pesimiste duke vijuar rënien në dhjetor me 0.3 pikë përqindje. Çmimet e larta që rrjedhimisht po sjellin më pak konsum, po ulin xhirot te bizneset në këtë sektor.
Ndërsa industria edhe pse me një rritje të lehtë të besimit si pasojë e kontratave porositësve, është rënia e kërkesave për eksport dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para të cilët tregojnë për një perfomancë jo të mirë të sektorit.
Të vetmit sektorë që besojnë se ekonomia po shkon mirë janë Ndërtimi dhe Shërbimet. Ndikuar dhe nga blerjet në fundvtit sektori i shërbimeve ku përfshihen supermarketet, baret e restorantet pësuan një rritje me 2.6 pikë përqindje. Ndërsa në perfomancë të mirë vijon ndërtimi, ky tregues u rrit me 9.1 pikë përqindje në dhjetor. (A2 Televizion)