Bukë, mish e perime, 40% të të ardhurave shqiptarët i shpenzojnë për ushqim

Nga Marinela Lina
4 Tetor 2024, 15:13 | Ekonomi

Për të përmbushur nevojat vetjake në ushqim, arsim, veshje, qira, shëndetësi, transport etj.. një familje shqiptare shpenzon të paktën 92 mijë lekë më muaj, shkruan A2 CNN. Anketa e publikuar nga Instituti i Statistikave për buxhetin e familjeve shqiptare tregon se fuqia blerëse e njësive ekonomike familjare u rrit me 3 mijë e 300 lekë në 2023.

40% e të ardhurave të një familje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona shkon për ushqime si bukë, bulmetra, mish fruta e perime.

Bukë, mish e perime, 40% të të ardhurave shqiptarët i

Ndonëse kanë shpenzuar në të njëjtën masë si një vit më parë,  përballë çmimeve të shtrenjta, nuk ngurrojnë t’i reduktojnë këto shpenzime.

Bukë, mish e perime, 40% të të ardhurave shqiptarët i

Pas ushqimeve paratë e qytetarëve shqiptarë shkojnë më shumë  për qira, ujë e drita, restorante dhe hotele, apo dhe blerja e pajisjeve shtëpiake apo dhe higjiena personale.(grafik) Ndërsa i kanë kushtuar të njëjtin buxhet si më parë shëndetit, arsimit apo dhe veshjes. Teksa kanë reduktuar komunikimin dhe argëtimin.

Bukë, mish e perime, 40% të të ardhurave shqiptarët i

Në 2023 përballë një inflacioni të lartë në 4.2%, rreth 755 mijë familje ngadalësuan rritjen për konsum  në 3.7% nga 4.5% në 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos