“E premtja e zezë”, si po përqafohet në Tiranë tradita amerikane

Nga Marinela Lina
25 Nëntor 2023, 11:33 | Ekonomi


“Sporti” i huazuar i gjuetisë së uljeve të çmimeve, e njohur si “E premtja e Zezë” po bëhet çdo vit e më shumë pjesë edhe e realitetit shqiptar. Bizneset në vend po përpiqen të joshin me përqindjet konsumatorët që të shpenzojnë më shumë.

“Do interesohem të blejë ato produkte që janë edhe më të shtrenjta si bizhuteritë, make up-et, por dhe veshjet”, thotë një qytetare.

“Do blej atletet se merrem me sport dhe janë disi të shtrenjta në ditët e tjera”, thotë një tjetër qytetar.

“Black Friday” janë edhe ditët që njerëzit i presin më shumë. U ndalëm në një ndër qendrat tregtare në kryeqytet, në të cilën pothuajse të gjitha bizneset e kanë përqafuar këtë praktikë të vendeve të huaja.

Si një ditë tanimë e shënuar në kalendarin e blerjeve edhe të shqiptarëve, “E premtja e Zezë” po shndërrohet në një motiv që çon më shumë të ardhura të kënaqshme në xhepat e bizneseve shqiptare.

Por ndodh që bizneset te abuzojnë me çmimet, në faturat e të cilat me përqindjet e vendosura, reflektojnë të njëjtat si më parë.

Origjina e “Black Friday” e përshtatur në shqip, “E premtja e Zezë” daton më shumë se një shekull e gjysmë më parë në  Filadelfia, në vitin e largët 1869 kur investitorët Jay Gould dhe Jim Fisk rritën çmimet e arit dhe shkaktuan një kaos në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos