E ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe ishte Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, e cila foli mbi atë se çfarë u arrit nga pikëpamja ekonomike në Samitin e Diasporës, që u mbajt në Tiranë.
Sipas Katiat, kërkesat dhe shpresat janë të shumta, por shtoi se uron që pikat e nxjerra në këtë samit, në panelin e ekonomisë, të ndiqen dhe të kenë një follow-up të vazhdueshëm, deri në realizim të tyre.
Zonja Katiaj, sapo është mbyllur edhe Samiti i Diasporës. Çfarë u arrit nga pikëpamja ekonomike në këtë samit?
Patjetër që kërkesat janë të shumta dhe shpresat janë të shumta, por urojmë dhe shpresojmë që pikat e nxjerra në panelin e ekonomisë gjatë këtij samiti të ndiqen dhe të kenë një follow-up të vazhdueshëm, deri në realizim të tyre.
Normalisht pa një instrument financiar diaspora, është pak e vështirë që të krijosh një produkt real, sepse çdo iniciativë kërkon një mbështetje financiare. Mjafton të marrim shembuj të suksesit të nxitjes dhe të menaxhimit të politikave të mirë orientimit dhe të mirë koordinimit me diasporës, patjetër që do të funksionojë.
Çfarë i pengon shqiptarët e diasporës të investojnë në Shqipëri?
Kemi një ngërç, le të themi, sepse na mungojnë analizat, për arsye të mungesës edhe të regjistrimit. Kur shkojmë të regjistrohemi në QKB si biznes, nuk kemi një modul ku identifikohet shqiptari i diasporës, por identifikohet nënshtetësia dhe kaq. (A2 Televizion)