Euro e nis javën në rënie! Valuta europiane mbetet poshtë 101 lekëve, bien edhe dollari me paundin

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 14:57 | Ekonomi

Euro e nis javën në rënie! Valuta europiane mbetet poshtë

Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, një euro po këmbehet mesatarisht për 100.78 lekë duke humbur pikë në raport me fundjavën.

Aktualisht në shitje valuta europiane po këmbehet me 101.2 lekë, ndërsa po blihet për 100.37 lekë.

Bashkë me euron, javën në rënie e kanë nisur edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos