Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë

Nga Marinela Lina
28 Prill 2024, 14:25 | Ekonomi

Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bashkimit Europian është ratifikuar tashmë dhe pritet të zbatohet. Për tu zhvilluar dhe transformuar, biznese të vogla dhe të mesme por dhe Organizata Jofitimprurëse, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga fondet e parashikuara për vendin tonë.

Komisioni do të shpallë, jo më vonë se muaji prill i çdo viti financiar, një thirrje për fonde për Shqipërinë që  korrespondon me kontributin e saj sipas kësaj Marrëveshjeje”, thuhet në dokument.

Programi ka një buxhet prej 4.2 miliardë eurosh, ndërkohë që Shqipëria do të përfshihet vetëm në shtyllën e dedikuar të SME-ve me fond 1 miliardë euro.

Në regjistrin e ndërmarrjeve shqiptare janë ato me karakter tregtar. Mbi 43% tek shërbimet dhe tregtia. Në 2022 kemi 15 700 ndërmarrje të reja. Dhe 26% e tyre janë po me karakter tregtar", tha eksperti për sipërmarrjet, Daniel Guçe.

Forcimi i konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së SME-ve, lehtësimi i Akesit në tregje europiane dhe ato ndërkombëtare, përmirësimi i mjedisit të biznesit e transformimi dixhital janë disa nga përfitimet që bizneset do të kenë. Por jo vetëm dhe ato të turizmit do të kenë mundësi të jenë pjesë teksa numri i tyre ne vend është rritur ndjeshëm pas zhvillimit të sektorit në 2 vitet e fundit.

“Turizmi do jetë prapë sektori që do ketë rritjen me të lartë SME të krijuara në 2023 dhe 2024 po dhe ofruesit e shërbimeve. 2 sektorët prioritarë bujqësia dhe turizmi do kenë rritjen dhe krijimin e SME të reja në vijim.”

Ky program do të jetë një ndihmë për bizneset, numri i të cilat po rrritet  ndjeshëm në vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare po orientohet gjithnjë e më shumë në prodhimin e shërbimeve sesa të mirave.

Më shumë biznese po hapen në fushën e tregtisë, akomodimit, shërbimeve, transportit sesa të fokusuar në industri.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli