Çfarë investimesh kërkojmë?! Bode: Nuk ka rëndësi shuma që jepet, por...

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 21:29 | Ekonomi

Bashkimi Europian po jep sinjale të qarta për vendet e Ballkanit Perëndimor, se integrimi duhet të jetë para së gjithash, ekonomik. Në samitin e zhvilluar në Tiranë, u prezantua plani i rritjes, ku me këtë rast iu shtua ritmi garës për tërheqjen e investimeve në rajon.

Për këtë çështje u diskutua këtë të premte në A2 Business ku i ftuar ishte edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili u shpreh se në ditët e sotme nuk është e rëndësishme shuma që jepet, por përqendrimi tek elementët që janë thelbësorë për një rritje më të mirë.

“Kur flasim për investime të huaja, ne duhet të dimë se çfarë kërkojmë. Vite më parë, ishim të etur për kapital, për burime financiare, jo se tashmë nuk jemi, por ka ndryshuar situata. Ne kërkojmë elementë të tjerë, pasi burime financiare ka. Ne presim nga investitorët e huaj edhe njohuri, por edhe tregun.

Është e rëndësishme jo shuma që jepet, por përqendrimi tek elementët që janë thelbësorë për një rritje më të mirë”, tha ish-ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos