Shqiptarët kanë 1.32 trilionë lekë në banka, bizneset po kursejnë më shumë në lekë, individët në euro

Nga Marinela Lina
29 Shkurt 2024, 15:24 | Ekonomi

Shqiptarët aktualisht kanë të kursyera në banka gjithsej 1.32 trilionë lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në llogaritë e tyre si individët por dhe ndërmarrjet private depozituan 20 miliardë lekë më shumë vetëm gjatë fillimit të këtij viti.

“Më tepër është çështja e fizionomisë së sjelljes së monedhës. Monedha të kushton shumë ta mbash. Njëkohësisht ka përfitim më të madh nëse e mbyll në depozitë.”, thotë Pano soko, ekspert ekonomie.

Në bazë mujore kursimet në lekë kanë shfaqur një tendencë më të shpejtë të rritjes sesa ato në euro ndërsa e kundërta ndodhë nëse ndalemi në raport me një vit më parë.

“Nuk i dihet euros se ka luhatje.” “Monedha e huaj s’ka garanci. Ishte në një periudhë e lartë u ulë dhe nuk merret vesh”, thonë qytetarët.

Stoku i kursimeve në lekë arriti në 593 miliardë lekë, me një rritje prej 14 miliardë lekësh ose thënë ndryshe 2.43% në raport me muajin dhjetor.

Ndërsa krahasuar me janar 2023 kursimet në lekë u rritën me 6.7%. Janë bizneset ato të cilat shtuan më shumë kursimet duke krijuar kështu likuiditet.

“Kjo është reflektuar më tepër në lekë aty është parë dhe gjithë efekti I rritjes së normës së interesit të bankës së Shqipërisë dhe duket se tregu i është përgjigjur bankës së Shqipërisë për të frenuar sa më shumë para për të qenë në qarkullim.”, vijon Soko.

Nga ana tjetër edhe kursimet në monedhën evropiane qëndrojnë të larta. Më shumë sesa bizneset individët shtuan ndjeshëm kursimet në euro. 

7396 miliardë euro është totali i kursimeve në euro një rritje 1.3% krahasuar me dhjetor 2023 por dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u rritur përkatësisht me 15.9%.

“Natyrisht e njëjta gjë është reflektuar edhe në euro se kanë një interes të mirë krahasuar me atë të para 2 3 vjetëve.”, thotë më tej Soko.

Të dhënat më të fundit që Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka  tregojnë se janë rreth 2.6 milionë shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit që kanë para të depozituara në banka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu