Në prag të fundvitit, në vend po hyn më shumë duhan. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se gjatë tetorit u importuan 316 tonë cigare, niveli më i lartë i viteve të fundit.
“Gjithmonë në fund të çdo viti ka një sasi më të lartë të importit të duhanit. Kjo pasi nga 1 janari i çdo viti indeksohet akciza. Duke pasur stok, furnitori garanton më shumë para, pasi e blen më lirë dhe e shet më shtrenjtë”, shprehet Roland Shuperka, ekspert i kontrollit të duhanit.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paketat e cigareve do të kushtojnë 5 lekë më shumë. Kjo pasi akciza, taksa që ka për qëllim dekurajimin e përdorimit të këtij produkti rritet në 7 mijë e 250 lekë për çdo 1 mijë fije. Aktualisht kjo taksë është 7 mijë lekë.
“Pra rritja reale për paketë është 5 lekë. Kjo është pozitive pasi synon dekurajimin e përdorimit dhe rregullon tregtinë e tij edhe në raport me shtet fqinje”, shton Shuperka.
Megjithatë tregtarët në vend nuk kanë pritur vitin e ardhshëm për të rritur çmimet e duhanit. Në javën e fundit, paketat e cigareve janë shtrenjtuar me mesatarisht 20 lekë. Po kujt i shërben rritja, biznesit apo shëndetit të qytetarëve?
Rritja e çmimeve ka treguar, edhe sipas studimeve të OBSH-së se në Shqipëri nuk ka dekurajim të konsumimit të cigareve. Rrjedhimisht është për qëllime biznesi.”
Marrë në harkun e 10 muajve, të dhënat tregojnë janë importuar 2 mijë e 665 ton duhan, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. (A2 Televizion)