Shtimi i turistëve dhe tregjet e reja të eksportit, bashkë me problemet e vjetra të furnizimit, sollën dyfish të ardhura për kompanitë e ambalazhimit të ujit gjatë vitit të shkuar.
Të dhënat nga Qendra Kombëtar e Biznesit tregojnë se tetë kompanitë më të mëdha patën mbi 8.2 miliardë lekë, apo rreth 80.7 milionë euro të ardhura gjatë 2022-shit.
Të dhënat tregojnë se nga viti në vit, biznesi i ujit të pijshëm po rezulton i suksesshëm, veçanërisht pas periudhës së pandemisë gjatë së cilës mori edhe goditjen më të madhe si pasojë e mbylljes së tregjeve.
Në raport me 2020-n, të ardhurat rezultojnë të jenë zgjeruan me 4.8 miliardë lekë.
Biznesi i ujit rezulton fitimprurës edhe pas heqjes së të gjitha kostove mbi kompanitë. Vitin e shkuar, tetë kompanitë më të mëdha fituan gati 1.5 miliardë lekë, me kursin aktual të këmbimit mbi 14 milionë euro.
Gjatë 2022-shit fitimet e kompanive janë rritur me 245 për qind nëse krahason me 2019-n dhe 178 për qind në raport me 2021-shin.
Bazuar te të dhënat e Entit Rregullator të Ujit dhe shifrave që raportohen në Qendrën Kombëtare të biznesit, një shqiptar shpenzon përafërsisht 60 lekë në ditë, 1 mijë e 800 lekë në muaj apo 21 mijë e 60 lekë në vit për ujë të pijshëm.
Shifrat e turistëve të këtij viti, por edhe të dhënat e doganave mbi eksportet paralajmërojnë për fitime të kënaqshme të kompanive të ujit edhe gjatë 2023-shit. (A2 Televizion)