Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë lekë do të nisë nga 1 dhjetori

Nga Marjo Brakaj
26 Nëntor 2023, 12:29 | Ekonomi

Shpërblimi i fund-vitit për përfituesit e pensionit, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet  prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.

Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor, madje deri në tre vite pas kësaj date.

Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë

Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë leheve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë.

Prej vitit 2022, shpërblimi i fundvitit është përcaktuar si zë i veçantë buxhetor, pa pikëpyetje nëse do jepet apo jo siç ishte më parë.

Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë

Ndërkohë, pas marrjes së bonusit, të moshuarit në vend do të duhet të presin tetorin e vitit të ardhshëm për të marrë ca para më tepër në pensionin e tyre mujor. Bazuar në ecurinë e deritanishme dhe parashikimet për vijimin për inflacionin, pensionistët do të marrin edhe më pak para’ nga sa përfituan në indeksimin e fundit, atë të muajit tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos