Dalja nga skema e ndihmës ekonomike si një prioritet në programin e mbrojtjes sociale ka rezultuar e pasuksesshme teksa nuk ka dhënë rezultatin e kërkuar. Nga 17 mijë profile të përfituesve të ndihmës ekonomike, të kategorizuar në moshë pune, të cilët u referuan pranë Zyrave të Punës, 2501 u punësuan dhe 1077 u regjistruan për formim profesional. Integrimi në tregun e punës i qytetarëve në skemë kërkon programe për zhvillimin profesional dhe angazhim në punët publike, por kjo nuk mjafton.
“AKPA Ministria Shërbimi Social të ndihmoj individin si të lidhi ura lidhëse me privatin. Këto janë elementët që duhet të forcojnë dhe të detyrojnë bizneset ti pranojnë në vendin e punës këto kategori” thotë Kumrie Zika, eksperte e punësimit.
Në strategjinë e Mbrojtjes Sociale 2024-2026 Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar disa etapa për angazhimin e kategorive në nevojë në tregun e punës. Punësimi në punët publike, subvencionimi për kompanitë që punësojnë anëtarë të familjeve përfituese të Ndihmës Ekonomike por dhe zhvillimi i tyre profesional janë ndër hapat që parashikohen duke filluar nga viti 2024. (grafik) Sipas ekspertëve janë bizneset që i paragjykojnë të papunët që janë në skemën e ndihmës ekonomike.
“Do jetë drejt përmirësimit derisa është përfshirë në këtë strategji. Me aq sa kam parë ka dështuar si skemë sepse bizneset s’kanë qenë ndihmuese. Nga eksperienca ime kam dashur të punësoj disa zonja nga këto shtresa, vet bizneset kanë një lloj diskriminimi indirekt. Ato nuk janë mbështetëse.”
Nëpërmjet punësimit parashikohet që numri i individëve që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike për vitet 2025-2026 të ulet me 500 familje duke arritur kështu në 64 000 përfitues në vit.
Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në buxhetin e vitit 2024 për rreth 64 mijë familje parashikohen në nivelin 26.25 miliardë lekë ose 1.1% e PBB. (A2 Televizion)