Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, përfitojnë 300 punonjës të Administratës Publike

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 09:02 | Ekonomi

Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, përfitojnë 300

300 punonjës të Administratës Publike do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Lajmi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u bë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet nje postimi në rrjete sociale. Vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj.

Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi dhe kuota, shprehet Gonxhja, do të jetë e përvitshme falë financimit nga Buxheti i Shtetit.

“Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, për 300 punonjës të Administratës Publike! Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të Administratës Publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë! Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë: arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj. Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga Buxheti i Shtetit, miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë me propozimin e MEKI - Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit! Së shpejti, aplikimi në e-albania.al”, tha Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024