Leku e nis vitin në pozita të forta

Nga Marjo Brakaj
12 Janar 2024, 15:38 | Ekonomi

Leku e ka nisur edhe këtë vit në pozita mjaft të forta. Euro e mbylli edhe javën e dytë të vitit në nivelet më të ulëta historike. Valuta europiane po këmbehet mesatarisht me 103.91 lekë. Në shitje euro po këmbehet me 104.32 lekë, ndërsa po blihet për 103.49 lekë. Edhe kursi i dollarit amerikan dhe paundit britanik shënuan ecuri rënëse gjatë kësaj jave, duke ngelur sidoqoftë në nivele pak më të larta krahasuar me fundin e muajit dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos