Bankat më të rrepta, numri i huave me probleme në rënie, qytetarët po i paguajnë rregullisht

Nga Marinela Lina
11 Janar 2024, 18:43 | Ekonomi

Një inflacion edhe më i lartë në fund të vitit, por dhe rritja e normës së interesit, nuk e shtoi nivelin e kredive me probleme në vendin tonë. Përkundrazi, Banka e Shqipërisë në raportimin mujor bën të ditur se në nëntor huatë e papaguara në kohë arritën nivelin më të ulët të 2023 në 5.07% nga 5.12% në tetor, si në nëntor 2022 teksa ky tregues arriti në 5.05% .

“Nëse e vërejmë korrelacioni mes kërkesave të kredive dhe kredive me probleme kemi një ulje të kredive të këqija sa herë kemi një rritje të refuzimeve për kërkesa për kredi. Kjo ndodh për forcimin e rregullave dhe masave mbrojtëse. Pra aftësia paguese e aplikanit, historiku i aplikantit, vlerësimit që ju bëjnë kolateralit etj. të gjitha këto shihen në një prizëm më të ngushtë. dhe bën që një pjese tu refuzohet”, u shpreh eksperti për ekonominw Pano Soko.

Bankat më të rrepta, numri i huave me probleme në rënie,

Vlerën më të lartë  totali i kredive të papaguara në 2023 e arriti në muajin gusht prej 5.30%, duke shënuar kështu rënie gjatë muajve të vjeshtës e theksuar më tej në fund të vitit. Rol kryesor sipas ekspertëve luan shtimi i kujdesit të sistemit bankar në miratimin e kredive të reja.

“Nuk kemi një përmirësim të thellë apo kapërcim të konsiderueshëm niveli i tyre luhatet 0.5% më lartë apo më poshtë dhe do vazhdoj në këtë trend. Nuk do të ketë kapërcime tektonike.”

Pavarësisht se individët dhe bizneset po i paguajnë më rregullisht kreditë e tyre, duke ndikuar në nivelet më të ulëta historike, edhe Banka e Shqipërisë po përgatit një rregullore e cila parashikon shtrëngim të kushteve të dhënies së huave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos