“Më shumë laps e letër”, ekspertët: Turizmi shfaqi mungesën e teknologjisë në biznese

Nga Marinela Lina
9 Tetor 2024, 16:36 | Ekonomi

Më shumë laps e letër se teknologji. Turizmi i 8.5 milionë turistëve në pjesën e parë të vitit, nxori në pah se bizneset shqiptare sipas ekspertëve vijojnë të përdorin metodën tradicionale në aktivitetin e tyre, duke mos shfrytëzuar lehtësitë që ofron koha digjitale. 

Nga panairi i inovacionit dhe teknologjisë ata tregojnë se ndonëse bizneset po përpiqen të përqafojnë risitë ende ndodhen larg në këtë drejtim.

“Sa i përket hotelerisë, i kemi vënë re kemi hapje në tregun e hotelerisë në rajon dhe Europë, ne si ekspert teknologjie kemi vënë re se kemi ngadalësime, bizneset nuk kanë ecur me hapin e kohës e së bashku me teknologjinë që i privon nga ofrimi i shërbimit cilësor. Vetëm 2 vjet kemi me hapjen e madhe të inteligjencës artificiale dhe është e qartë që biznesi do të dojë kohën e vet të përshtatet”, tha për A2 CNN Erion Demiri, ekspert teknologjie.

Mbështetja financare qëndron si arsye kryesore nga bizneset për përdorimin e pakët të teknologjisë, por sipas ekspertëve shkak mbetet edhe mënyra tradicionale e të bërit biznes.

Jo vetëm financimi, pengesë e përqasjes ka të bëjë nga bizneset që smarrin konsulencë dhe kemi shprehje të tipit me shkrime dhe laps dhe nuk duhet teknologjia, shkruan A2.

Punonjësit e akomodimit dhe shërbimit të ushqimit sipas Instat e kanë përqasjen në teknologji kryesisht të përdorimit të internetit në nivelin  e 35%. Por përtej internetit bizneset në Shqipëri ngelen mbrapa edhe në fushën e sigurisë së informacionit.

“Është e rëndësishme të jenë pjesë e integruar në zgjidhjet dixhitale. Nuk është aty ku duhet të jetë sepse ne akoma nuk kemi të qartë bazat e sigurisë së informacionit. Duke u rrezikuar në të dhënat sensisie që mbajmë, kryesisht kjo për bizneset”, tha Nausika Peshkopia, menaxhere e sigurisë së informacionit.

Pavarësisht përdorimit të internetit, pasjes së një faqe në rrjete sociale apo edhe shitjeve online, përsëri bizneset nuk kanë kulturën e punësimit të informacionit të teknologjisë. Vetëm 30% e bizneseve kanë një IT në stafin e tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos