Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Në emër të turizmit, Kuvendi miraton ligjin për burime ujore të pastra

Nga Marinela Lina
12 Shkurt 2024, 15:52 | Ekonomi

Duket se turizmi po nxit dhe mirëmenaxhimin e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore nga standardet e cilësisë e deri tek lejet e dhëna për përdorimin e tyre. Në emër të tij Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i dha dritën jeshile ligjit për burimet ujore, i cili ka në fokus mbrojtjen e ujërave nëntokësorë dhe sipërfaqësorë nga ndotja deri tek shfrytëzimet pa leje.

“Diçka e re ka të bëjë me krijimin e një organi të përbashkët të KKT dhe KKU, në të cilat në këto raste aplikimet do bëhen tek organi final KKTU”, tha Gerta Lubonja, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore.  

Për risitë dhe nevojën e përafrimit me standardet e Bashkimit Europian, projektligji i cili pritet të kalojë në Parlament për votim, do të ketë një efekt financiar deri në 5.7 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe një shtesë nga financimet e jashtme.

Përtej shpenzimeve, ky projektligj synon të rrisë dhe të ardhurat që vijnë nga burimet ujore të tilla si kostot administrative, penalitetet dhe tarifat e përdorimit të burimeve ujore.

“Deri në 2023 të ardhurat nga burimet ujore arrijnë në 330 milionë lek. Janë trefishuar”, thotë Lubonja.

Si projektligji për burimet ujore por dhe ngritja e një taskforce përkrahë për trajtimin e ujërave të ndotur vijnë edhe si masa para sezonit turistik 2024 për ujëra sa më të pastër dhe të sigurt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli