“Sfidë është rritja e pagave”, humbja e kapitalit njerëzor, rreziku më i madh i Shqipërisë

Nga Marjo Brakaj
16 Shkurt 2024, 12:58 | Ekonomi

Humbja e kapitalit njerëzor është rreziku më i madh i Shqipërisë që po kërcënon të tashmen dhe të ardhmen. Shqetësimin e ndau Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në të atë që njihet si “Mbledhja e Konstituencës”, një takim i përvitshëm ku Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore skanojnë ecurinë e ekonomisë shqiptare.

Prej kohësh tashmë, rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive të Konstituencës sonë”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Shqetësimit iu bashkua edhe kryeministri Rama, i cili tregoi edhe sfidën me të cilën qeveria po përballet në këtë drejtim.

Sfida e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje që të përballim konkurrencën shumë të ashpër që po bëhet gjithmonë e më e fortë nga shumë vende të tjera të përparuara që kërkojnë fuqi punëtore”, u shpreh Rama.

Teksa peri një bilanc të ekonomisë gjatë vitit të shkuar, ministri i Financave Ervin Mete ndau një lajm të mirë mbi menaxhimin e financave publike.

Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon”, tha Mete.

Nga takimi i niveleve të larta që për herë të parë u zhvillua në Tiranë, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtare dhe Bankës Botërore, nga njëra anë shprehën mbështetjen e nga tjetra kërkuan më shumë punë nga institucionet shqiptare në drejtim të transformimit ekonomik.

Federico Giammusso dhe Matteo Bugamelli vlerësuan se ka ardhur koha që Shqipëria të kalojë në një tjetër model ekonomik, më të përparuar e që prodhon më shumë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë