Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Shitjet online, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

Nga Marjo Brakaj
23 Janar 2024, 14:36 | Ekonomi

Kryesisht enë kuzhine, piktura, produkte artizanale e kozmetike, rroba dhe elektroshtëpiake. Janë këto produktet më të shitura “online” në Shqipëri kohët e fundit.  

“Nga ajo që pamë, mbi 90 për qind e bizneseve shprehen se shesin “online”. Kryesisht përmes Instagram dhe rrjeteve të tjera sociale. Kjo ka nevojë për analiza më të thella. Gjithsesi, vihet re një tendencë për të shkuar te shitjet “online”, tha Valer Pinderi, kryetar i shoqatës AECA.

Rezultatet e një ankete të zhvilluar nga Shoqata Shqiptare e Tregtisë Online, tregojnë se pjesa më e madhe e shitjeve kryhen në Instagram, ndjekur nga Facebook, e Tik-Tok.  

“Ajo që kemi vënë re është se diku te 17 për qind e të anketuarve nuk kanë blerë asnjë gjë online. Pjesa tjetër po. Qoftë edhe në “booking” apo nëpërmjet instagramit. Ato gjithsesi numërohen si shitje online”, deklaroi Pinderi.

Ndërkohë, me gjithë përparimin, pagesat në dorë vijojnë të mbizotërojnë gjatë shitjeve dhe blerjeve online.

“Një element tjetër i rëndësishëm është fati se vetë 25 për qind e të pyeturve preferojnë pagesën me kesh, ndërkohë në Shqipëri, kompanitë shesin mbi 90 për qind me kesh. Kjo do të thotë se shumica e njerëzve në Shqipëri përdorin kesh, ndërsa për blerje nga jashtë kartat bankare”, shtoi ai.

Të dhënat paraprake nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se vitin e shkuar u shitën “online” gati 30 mijë pako, rreth 20 për qind më tepër se gjatë 2022-shit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani