Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Letra me vlerë, obligacione apo bono, si mund të marrin pjesë edhe qytetarët në ankande?

Nga Marjo Brakaj
22 Janar 2024, 18:01 | Ekonomi

Thirrja e qeverisë fund-vitin e 2022-shit për të investuar në letra me vlerë, bono thesari dhe obligacioni po vijon të “joshë” shqiptarët. Gatishmëria për të blerë tituj qeveritarë u tregua edhe në ankandin e fundit, atë të 16 janarit ku u ofruan 800 milionë lekë më tepër nga sa qeveria kishte kërkuar.

Letra me vlerë, obligacione apo bono, si mund të marrin pjesë

Për momentin që flasim tani, raporti i kthimit kundrejt rrezikut anon më tepër te titujt e qeverisë. Mbështet më tepër këtë investim”, tha Marian Gjermeni, drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në BSH.

Tashmë për të marrë pjesë në ankand qytetarët duhet vetëm të hapin një llogari “cash” në një nga 11 bankat tregtare në vend, të bllokojnë shumën dhe me anë të kodit IBAN mund të paraqiten në Sportelet e Bankës së Shqipërisë për të investuar paratë.

Letra me vlerë, obligacione apo bono, si mund të marrin pjesë

Një formë tjetër janë edhe institucionet financiare jo-banka, të cilat presupozojnë të njëjtën, siç janë fondet e investimit. në vitet e fundit kemi pasur goxha zhvillime në këtë drejtim ku individët përfshihen në fondet e investimit dhe këto të fundit marrin përgjegjësinë për të investuar në emër të individëve”, shton Gjermeni.

Për të marrë pjesë në ankandet e bonove të thesarit, nevojiten minimalisht 300 mijë lekë apo 2 mijë euro apo dollar, ndërsa për obligacionet shuma në valutë rrite në së paku 3 mijë euro ose dollarë.

Letra me vlerë, obligacione apo bono, si mund të marrin pjesë

Po sa të sigurta janë këto investime dhe si përcaktohet norma e interesit të titujve qeveritarë?

Nëse të gjithë peshën e investimit të individëve e quajmë 100%, 55 për qind janë bono thesari dhe 45 për qind janë obligacione. Si çdo gjë në treg të lirë, përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Në ankand përballet oferta e investitorëve për këtë titull dhe kërkesa e qeverisë për të marrë borxh. Aty ku ndërpritet raporti i kërkesës me ofertën aty edhe vendoset norma e interesit për individët”, tha ai.

Letrat me vlerë 12-mujore pritet të jenë instrumenti kryesor që qeveria do të përdorë për të marrë hua këtë vit, ndaj edhe normat e tyre të interesit priten në rritje.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani