Kryesisht në sektorin e turizmit dhe telekomunikacion, vitin e shkuar në vend u hapën 4 mijë e 125 biznese të reja. Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit tregojnë se 914 sipërmarrje të reja të hapura gjatë 2023-shit apo 22.2 për qind e totalit ishin me kapital të huaj.
“Rritja e turizmit sigurisht që ka krijuar kushtet për shumë investime. Ka një përmirësim të përgjithshme të klimës së të bërit biznes në Shqipëri. Nga ana tjetër interesit nga sipërmarrësit e huaj vijon të mbesë i lartë,” shprehet Antonio Nidoli, president i Dhomës Italiane të Tregtisë.
Gati gjysma e bizneseve të reja të reja të hapura gjatë 2023-shit rezultojnë të jenë nga Italia. Lista ndiqet nga Turqia, Kosova, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut.
“Kjo tregon se Shqipëria vijon të jetë një vend që josh sipërmarrësit italianë. Ne si Dhomë tregtie po mundohemi të sjellim sa më shumë ndërmarrje italiane me gjithë se kemi probleme me fuqinë punëtore.”
Në total në Shqipëri numëron gati 4 mijë sipërmarrje me pronar italian dhe sipas presidentit të Dhomës Italiane të Tregtisë. Antonio Nidoli kjo shifër mund të dyfishohet në 5 vitet e ardhshme.
“Ka shumë interes veçanërisht në drejtim të telekomunikacionit, turizmit por edhe industrisë së veshjeve dhe këpucëve. Nëse do të gjendet zgjidhje për fuqinë punëtore, do të kemi shumë biznese italiane në Shqipëri.”
Italia vijon të mbetet një ndër partnerët kryesor të Shqipërisë në drejtimet tjera ekonomike. Pas Holandës, fqinji përtej Adriatikut përbën vlerën më të lartë të investimeve të huaja. (A2 Televizion)