Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Taksimi i profesioneve të lira, Çepani: “Dhjam nga pleshti”, ekspertët: Do të mbyllen shumë biznese

Nga A2 CNN
12 Janar 2024, 21:40 | Ekonomi

“Dhjam nga pleshti” e ka cilësuar përfaqësuesja e shoqërisë civile, Edlira Çepani, taksimin e profesioneve të lira, i cili ka hyrë në fuqi nga 1 janari. Në një lidhje me A2 Business, ajo tha se nga ky vendim preket shtresa e mesme, në një kohë kur duhej të mbështetej nga qeveria. Sipas saj kjo vret ekonominë e qytetarëve dhe në fund e paguan konsumatori.

“Nuk ngeli njeri pa u taksuar. “Dhjam nga pleshti” i themi në gjuhën popullore. Çmimet janë rritur shumë dhe në vend që shteti të merrte masa dhe të favorizonte shtresën e mesme dhe merr vendim për ta rënduar më tej këtë shtresë. Vret ekonominë e qytetarëve se konsumatori e paguan në fund”.

Çepani theksoi gjithashtu se qeveria para këtij vendimi duhej të rregulloheshin shkeljet prej 1.38 miliardë lekët të gjetura në dëm të buxhetit të shtetit.

“Do të rriten çmimet në mënyrë zinxhir dhe nga 3 miliardë lekë që përfiton buxheti, kemi 1. 38 miliard lekë që janë gjetur nga KLSH dëm i buxhetit të shtetit. Më parë të rregullonin shkeljet dhe lekë që na zhduken nga buxheti dhe pastaj këtë t’ua ngarkojmë qytetarëve. Shtresa  e mesme duhet të jetë ajo që investohet më shumë. Mbështetja duhet të ishte e kundërta”.

Në të njëjtën linjë u shprehën edhe ish-zëvendësministri i Ekonomisë Elton Haxhi dhe audituesi i ligjit Armand Hasko, sipas të cilëve, zbatimi i këtij ligji do të ketë pasoja në mbylljen e shumë bizneseve.

“Do të ketë mbyllje niptesh nga të vetëpunësuarit me qëllim shmangien e tatimeve”, tha Haxhi.

“Është një rrezik real mbyllja e nipteve, shumë biznese siç janë edhe bizneset e makinave me qira, sot u del një kosto e papritur një 10% i xhiros. Duhet të rrisë çmimet dhe do ta mbysë biznesi i madh dhe detyrohet të punojë si rrogëtar”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli