Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Ndihmat e qeverisë për sipërmarrjet, trajnim duke punuar kundrejt pagesës dhe "shtëpi për biznesin"

Nga Marjo Brakaj
12 Janar 2024, 15:44 | Ekonomi

Trajnim duke punuar, kundrejt pagesës. Është kjo formula e re që qeveria pritet të përdorë për të zbutur krizën e fuqisë punëtore.

“Duam të propozojmë një instrument i cili është i bashkëfinancuar nga qeveria dhe biznesi me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave që sot biznesi ka për fuqi punëtore”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Nga mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama tregoi edhe formën tjetër me atë të së cilës do iu vihet në ndihmë bizneseve, “Shtëpinë e Biznesit” në një prej shtëpive kubike të ndërtuara përreth Piramidës.

“Mendoj do të jetë një mundësi më shumë për të shtuar dialogun me sipërmarrjen dhe për t’i dhënë më shumë peshë komunikimit mes sipërmarrjes dhe qeverisë dhe më shumë shpejtësi”, tha Kryeministri Rama.

Teksa u ankua se qeveria mund të jetë, por sipërmarrja ende nuk është gati për procesin e integrimit, sekretari i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, kërkoi që “dora e shtetit” të bëhet edhe më e dukshme këto kohë.

“Sipërmarrja ka nevojë akoma. Një nga qëllimet kryesore është që mos të mbetet vetëm një mbledhje, por të jetë një mekanizëm i përditshëm e i përjavshëm”, tha Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve.

Garancinë për mbështetje e dha ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. “Ne do të mund të krijojmë një platformë model të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik.”

Këshillit Ekonomik Kombëtar, i ngritur në pranverën e vitit 2015 ka për qëllim të shërbejë si urë lidhëse mes qeverisë dhe sipërmarrjes, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi