Zgjedhjet 2025, fond shtesë prej 20.9 milionë lekë për KQZ-në

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2024, 18:32 | Ekonomi

Zgjedhjet 2025, fond shtesë prej 20.9 milionë lekë për

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim për shtesën e fondit në buxhetin e vitit 2024 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij vendimi, KQZ do të marrë një fond shtesë prej 20.9 milionë lekësh, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve përgatitore që i paraprijnë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Shtesa e fondit do të kontribuojë në përgatitjen e KQZ për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme, shkruan A2.

Ky fond shtesë do të financohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos