Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Laknas. Policia bën të ditur se një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Fatos Shupi", ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Maliq Marku, rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shefqet Hasa, rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin Besim Keça, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia bën të ditur se autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. (A2 Televizion)