Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen "kokë më kokë", dy të plagosur

Nga A2 CNN
27 Maj 2024, 08:35 | Kronikë
Aksident i rëndë në Elbasan, makinat përplasen
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar, mëngjesin e sotëm, në aksin Bradashesh-Elbasan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Bradashesh-Elbasan", automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia e Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024