Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, furgonët përplasen kokë më kokë, 6 të plagosur

Nga Çaku Tafa
4 Tetor 2024, 18:03 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Buzmadh.

Një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh janë përplasur “kokë më kokë” duke lënë pas 6 të plagosur, raporton A2.

A2 CNN mëson se në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit për në spitalin rajonal të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga A2 CNN, të gjithë të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara e mjeteve. Policia sakaq po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në përplasjen e dy furgonave.

"Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat", sqaron policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos