Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Nga Çaku Tafa
9 Dhjetor 2024, 09:33 | Kronikë

Aksident me pasojë një të vdekur në Lushnje

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Pluk-Savër në Lushnje. 80-vjeçari Avdulla Ferhati banor i lagjes 18 tetori, ishte duke kaluar përmes aksit nacional kur u përplas për vdekje nga një mjet tip furgon që drejtohej nga një 40-vjeçar.

Sipas policisë, në vendngjarje i moshuari nuk ka hipur në mbikalim i cili është 5 metër larg nga vendngjarja, por ka hipur mbi trafikndarëse duke tentuar të kalojë asfaltin me vrap. Mjeti që vinte përballë ishte me shpejtësi të lartë duke e përplasur në pjesën e përparme, shkruan A2.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të tij.

“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos