Aksident në tunelin e Krrabës, makina shpërthen në flakë

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2024, 10:33 | Kronikë

Aksident në tunelin e Krrabës, makina shpërthen në

Momente paniku janë regjistruar këtë të premten në tunelin e Krrabës, ku dy makina u përfshinë në një aksident.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Benz ka goditur nga pas një kamion dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, teksa zjarri brenda tunelit është fikur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit dhe normalizimin e trafikut, i cili prej disa minutash është i rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos