Policia e Vlorës po zhvillon një aksion “Blic” në zonën e Lungomares, në Vlorë.
Në aksion marrin pjesë forcat “Shqiponja” dhe ato të rendit. Prej tyre po kontrollohen të gjitha automjete luksoze dhe me xhama të zinj, ndërsa aksioni ka në shënjestër persona me precedentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.
Kontrollet bëhen me qëllim ndalimin e elementëve të krimit të organizuar, për të goditur paligjshmëritë, si përdorimin e drogës apo armëve pa leje qe mund të posedojnë në automjete. (A2 Televizion)