Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap pjesërisht çështjen ndaj ish-oficerit të RENEA-s, Arbër Paplekaj

Nga Armand Bajrami
4 Mars 2024, 19:32 | Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap pjesërisht çështjen ndaj

Gjykata e Apelit ka vendosur të riçelë pjesërisht debatin gjyqësor ndaj Arbër Paplekajt, ish-oficerit të RENEA, të dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Apeli ka pranuar kërkesën e Paplekajt për prova të reja, duke vendosur kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës.

Po ashtu Kolegji Penal i Apelit ka vendosur të marrë informacion në lidhje me dy shtetasit, të cilët akuzohen për “Dëshmi të rreme”, kryer në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, si edhe të merret informacion mbi vijimin e procedimit penal të pezulluar për personat, që kanë qëlluar me armë zjarri në vendngjarje.

Në ankimim e tij në Apel Paplekaj kërkoi ndryshim të vendimit dhe rikualifikim të veprës penale nga "vrasje me dashje" në "vrasje të kryer në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike".

Po ashtu ai kërkoi të rindërtohet vendi i ngjarjes, gjë që do të ndihmojë gjykatën të sqarojë mekanizimin e ngjarjes, të vendoset dhe kryerja e një ekspertimi balistik që të përcaktojë këndin e përdorimit të armëve, drejtimin e  qitjes, pozicionin dhe vendndodhjen e qitësave, bazuar në tre grupimet e gëzhojave të fiksuara në vendngjarje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani