Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Plagosen me armë zjarri dy 26-vjeçarë shqiptarë në Itali, emra të njohur për policinë

Nga A2 CNN
3 Mars 2024, 20:18 | Kronikë

Plagosen me armë zjarri dy 26-vjeçarë shqiptarë në

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali, njoftojnë mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Dy shqiptarët, që rezultojnë të dënuar më parë për drogë, janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira.

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli