Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, SPAK jep detaje

Nga A2 CNN
23 Mars 2024, 19:17 | Kronikë

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, SPAK jep detaje

“Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, më shumë se një herë. Këto janë akuzat e SPAK për kryebashkiakun e Himarës dhe zyrtare e ish-zyrtare të Bashkisë dhe Agjencisë së Kadastrës së Vlorës.

Në njoftimin zyrtar struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar caktoi masë e sigurimit “Arrest në burg” për personin nën hetim Jorgo Goro, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi tjetër nën masen e sigurisë arrest në burg është Stavri Mëhilli. Ai akuzohet per falsifikim te dokumentave, si dhe falsifikim te formularëve, vulave dhe stampave. Sipas SPAK rezulton se ky shtetas ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve dokumenta dhe formularë të falsifikuar. Këto veprime kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të trashegimtarit Foto Mëhilli të një sipërfaqeje tokë bujqësore prej 5 mije e 512 m2, në Dhërmi.

Këtu shfaqet edhe emri i Artan Gaçit investitor strategjik, ish-deputet i Partise Socialiste dhe bashkeshort i ish-ministres, Olta Xhaçka. Sipas SPAK pas regjistrimit të pasurisë në emër të trashëgimtarit, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim Stavri Mëhilli, është vijuar me transaksionet. Kjo ka çuar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin Artan Gaçi. Kjo ka sjelle përfitim material të padrejtë për Stavri Mëhillin. Spak ka caktuar masen e sigurimit arrest shtepie per shperdorim deyre ne bashkepunim per Jerasimo Bashi, drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë e Himares, Bilbil Aliaj drejtorin e Agjencisë shqiptare të Kadastrës në Vlorë në Kohen kur ka ndodhur ngjarja, si dhe juristin e Kadastrës Vezir Gjoka me të cilin është bashkepunuar po në atë kohë. Sipërfaqja e tokë bujqësore është e sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

ROLI I KRYEBASHKIAKUT, JORGO GORO DHE TË TJERËVE SIPAS SPAK

-Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi J. G., në  cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në dy episode të ndryshme ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës për të cilën hetohet. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim Bilal Aliaj dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. Aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar  me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Gjithashtu, shtetasi J.G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në një episod tjetër objekt hetimi i të njëjtit procedim penal, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë dhe pasojën kriminale në kuptim të dispozitës penale. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasi nën hetim ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe  më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë të cilat janë kufitare (10.592 m2). Në këto rrethana shtetasit J.G. dhe J.B, dyshohen për kyerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, kryer 2 herë.

-Ndërsa shtetasit B.A. dhe V.GJ, përkatësisht Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes) dhe Jurist pranë kësaj drejtorie (në kohën e ngjarjes), me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M.  dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara. Në lidhje me këto veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të kryera në bashkëpunim, këta shtetas dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

-Në lidhje me shtetasin tjetër nën hetim S.M., nga hetimi deri në këtë fazë,  ka rezultuar se ky i fundit, ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të  falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të F.M. (trashëgimlënës) të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5512 m2, ndodhur në Dhërmi, Vlorë. Pas regjistrimit të pasurisë në emër të  trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M. Në këto kushte, dyshohet se ky i fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni  186/2  i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodi Penal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë