Një 26-vjeçar është arrestuar për t’u ekstraduar në Itali, pasi ndaj tij është lëshuar në vendin fqinj një masë sigurie “arrest me burg”. I riu akuzohet nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike.
26-vjeçari me inicialet K.K u vu në pranga në Durrës. Autoritetet në Itali i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë.
Shtetasi K. K. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)