Trajleri plot me gaz përmbyset në kthesat e Qafë Thanës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në një kthesë të fortë. Dyshohet se shkak ka qenë ngarkesa dhe futja në kthesë me shpejtësi.
Për pasoj është lënduar në kokë dhe krah drejtuesi i mjetit. Fatmirësisht edhe pse trajleri i ngarkuar me gaz nuk ka shpërthyer pasi mund të kishte pasoja fatale.
Aktualisht në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësja, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri për ngritje me vinç të kamioni dhe për të shmangur ndonjë avari të mundshme shpërthimi. (A2 Televizion)