Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

“Bëra atë që duhej, jam baba”, zbulohet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin se i përdhunoi vajzën

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 14:00 | Kronikë

“Bëra atë që duhej, jam baba”, zbulohet dëshmia

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 50-vjeçarit shqiptar, i cili vrau kunatin e tij, pasi ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar për disa vite vajzën e tij nga martesa e parë. Në dëshminë para grupit hetimor, Fatmir Tarellari nuk është penduar për aktin që bëri, ku me armë gjahu vrau Erjon Pelivanin, vëllain e gruas së tij të dytë.

“Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”, pohoi pas krimit shqiptari, i cili theksoi se kishte nisur të hetonte kur kuptoi se me vajzën e tij diçka nuk shkonte, pasi ajo shpeshherë i kërkonte para.

Në të njëjtën kohë, ai u njoftua se kishte problem edhe me pagesën e qirasë së banesës ë vajzës, e cila ishte studente. Më pas 18-vjeçarja kishte vendosur që të fliste me babain e saj, ndërsa i tregoi atij dramën që kishte kaluar përgjatë këtyre viteve, duke akuzuar vëllain e njerkës së saj.

“Herën e fundit që vajza ime studionte, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton ajo më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa unë po ia dërgoja rregullisht pagesën. Kur fola me vajzën, ajo filloi që të qante dhe më tregoi gjithçka. Ajo më tregoi se 33-vjeçari e përdhunonte dhe e shantazhonte duke i marrë paratë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari para grupit hetimor.

“Bëra atë që duhej, jam baba”, zbulohet dëshmia
Viktima Erjon Pelivani

Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme. Ai, në fakt, dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video, më pas ka shantazhuar thjeshtrën e së motrës.

Autori 50-vjeçar është baba i tre fëmijëve nga martesa e tij e parë. Gruaja e tij e parë humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa me gruan e dytë, motrën e viktimës, ai ka një fëmijë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli