Vrau kunatin se i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën, dalin fotot e autorit dhe viktimës, flet e ëma: S'dija gjë!

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 10:23 | Kronikë

Vrau kunatin se i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën, dalin fotot

Zbulohen fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë.

 

Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18 vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 33-vjeçari e përdhunonte sistematikisht që nga mosha 9 -vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik, pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.

 

Vrau kunatin se i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën, dalin fotot
Viktima Erjon Pelivani

 

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe e ëma e vajzës së abuzuar seksualisht, e cila është shprehur se nuk ka ditur asgjë deri në momentin që ka ndodhur ngjarja, pasi sipas saj, e bija nuk i kishte treguar asnjëherë për përdhunimet.

Vrau kunatin se i përdhunonte prej 9 vitesh të bijën, dalin fotot
Autori Fatmir Tarellari

Nga ana tjetër, ajo shton se, as i vëllai nuk i kishte lënë të kuptonte se po e bënte një veprim të tillë, duke mos ngjallur asnjë lloj dyshimi.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Më pas, i ati e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha: “Të vrava vëllanë”, u shpreh e ëma e 18-vjeçares së abuzuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos