Dhuna në familje, arrestohen babë e bir në Sarandë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2025, 10:01 | Kronikë

Dhuna në familje, arrestohen babë e bir në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga babë e bir për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë babi dhe djali kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës 23 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit)”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos