Dyshohet për korrupsion, Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 18:11 | Kronikë

Gjykata e Posaçme  la në arrest me burg Evis Berberin, ish -drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën ndaj ish zyrtarit, i cili dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash.

Për të njëjtën skemë akuzohen si të përfshirë edhe dy biznesmenët Ervis Lamaj dhe Valter Begaj.

SPAK ka dyshime që  Berberi si ish drejtor i Agjencisë për eficencën e energjisë dhe si titullar i ARSHH kreu gjashtë procedura prokurimi, në të cilat fitues ishte bashkimi i operatorëve të Valter Begajt me një vlerë prej gati 2 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos