Elmar Brok në banesën e Berishës, SPAK: Ka shkelur masën e sigurisë, reagon avokati

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 11:57 | Kronikë
 

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë "arrest në shtëpi".

Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë "arrest në shtëpi", duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të RAI.

Në një deklaratë për mediat pas seancës, avokati Genc Gjokutaj tha se çfarëdo provë që të paraqiten, gjykata do të refuzojë kërkesën.

“Çfarëdo aktesh e provash që paraqiten, gjykata e ka gati vendimin për të refuzuar çdo kërkesë që ne parashtrojmë. Gjyqtarja Irena Gjoka nuk e kundërshton po thotë që ky shkak që paraqet mbrojtja pra gazeta Protothema dhe vendimi i paraqitur nuk hyn tek ato shkaqe që sjellin përjashtimin e gjyqtares”.

Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tij ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit.

“I bëj thirrje prokurorisë së përgjithshme, është urgjente që të bëhet hetimi i këtij rasti, por ata kanë obligimin ligjor për t'i shkuar deri në fund kësaj pune, fakti ekziston. Kjo gjyqtare duhet të largohet nga sistemi se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos