Gjici i sëmurë kërkon lirinë, gjykata thërret ekspertët për të verifikuar provat

Nga Belinda Ruçaj
14 Tetor 2024, 14:06 | Kronikë

Gjici i sëmurë kërkon lirinë, gjykata thërret

Është shtyrë për në datën 11 nëntor seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e Safet Gjicit për lirimin nga qelia për motive shëndetësore.

Aktualisht Gjici ndodhet në regjim spitalor nën kujdesin e punonjësve të IEVP Durrës, ndërkohë që qëndron në burgun e Lushnjës, shkruan A2.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Të  sillen të gjitha kartelat mjekësore të Gjicit që nga koha e paraburgimit. Të dërgohet një raport nga IEVP Lushnjë mbi dinamikën e vuajtjes së dënimit të Gjicit. Të sillet një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Kartelat mjekësore do të shqyrtohen nga mjekët ekspertë seancën tjetër.

Safet Gjici vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos