Një 40-vjeçar është paraqitur me dëmtime të rënda në spitalin e Kavajës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekaj, ku nga të dhënat e para, dyshohet se shtetasi me iniciale E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit, shkruan A2.
“Dëmtoi rëndë një 40-vjeçar, duke e goditur qëllimisht me derën e automjetit, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit.
Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia. (A2 Televizion)