Arrestohen vëllezërit shqiptarë, Policia italiane sekuestron sasi të konsiderueshme kokaine

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 15:02 | Kronikë

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Albert Turja, 44 vjeç dhe Roland Turja, 38 vjeç, janë dy vëllezërit, të njohur dhe si kokat e këtij grupi që kryesisht merrej me trafikim të lëndëve narkotike, shkruan A2 CNN. Kjo organizatë kriminale bashkëpunonte ngushtë dhe me disa banda të Italisë dhe rumunë ndërsa blerjen e mallit e siguronin nga Ekuadori. Kokaina transportoj në rrugë detare dhe si destinacion kishte portin e Livornos dhe aty pritej nga kjo bandë. Organizatori i grupit njihej 44 vjeçari Albert Turja i cili merrej me koordinimin e dërgesave. Operacioni u krye nga policia e Pizës.

Hetimi i koordinuar nga zv.prokurori i Firences Luca Tescaroli – i cili mori detyrën e kreut të prokurorisë së Pratos disa muaj më parë – ka të bëjë me konspiracion kriminal që synon trafikun e drogës me rrethanë rënduese të transnacionalitetit. Sipas prokurorisë, për të menaxhuar trafikun e drogës që do të importohej në Itali, eksponentë të 'Ndrangheta, Camorra dhe një bande shqiptare që kishte degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë dhe Gjermani, si dhe në Kolumbi dhe Ekuador, kishin aleatë të ndryshëm. 

Albert Turja ishte banues në Sanca Crore së bashku me bashkëshorten e tij ndërsa kishin në pronësi dhe një hotel në zonën e Via Martelli të cilin e menaxhonte së bashku me të vëllain Rolandin.

Hetimet për këtë grup kanë nisur që nga viti 2021 teksa janë zbuluar të gjitha lidhjet që këta persona kanë dhe me eksponentë të tjerë të botës së krimit. Ky grup i përbërë kryesisht me shqiptarë kishte pika të tjera në Blegjikë, Shqipëri, Francë e Gjermani, shkruan A2 CNN. Në total janë lëshuar 30 masa arresti ku 23 prej tyre janë në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 1 për detyrim paraqitje. Ky grup ndiqte të njëjtën taktikë për çdo dërgesë që prisnin në portin e Livornos.

Ata shtireshin si peshkatarë për të mos tërhequr vëmendjen e policisë. Kokaina fshihej nëpër arka që mbartnin fruta ekzotikë ndërsa sapo dërgesa identifikohej, ajo ndiqej më pas me GPS. Gjatë natës ata kryenin shkarkimin e mallit duke u kujdesur për të mos lënë pas gjurmë të operacionit. Më pas kokaina ngarkohej në disa makina që dyshohet se janë të ardhura nga Shqipëria. Nga përgjimet rezultoi se vëllezërit Turja kishin bashkëpunëtorë brenda portit të Livornos, të cilët mund të kontrollonin se ku ndodhej kontejneri për të cilin ishin të interesuar, por ende nuk janë identifikuar.

Albert Turja ishte organizatori të gjithë procesit i cili siguronte vendin e lëndës narkotike gjithashtu organizonte shoferët të cilën transportonin kokainën për të mos u kapur nga policia italiane. Ai gjithashtu ishte personi që mbante kontaktet me Ekuadorin dhe me bandat e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos