Një e moshuar në qytetin e Korçës ka denoncuar vjedhjen që i është bërë në banesën e saj, shkruan A2 CNN.
Sipas saj, persona ende të paidentifikuar për policinë lokale i kanë hapur derën kryesore dhe kanë hyrë brenda duke vjedhur kursimet dhe pensionin.
Ende nuk dihet shuma e vjedhur ndërkohë që policia mësohet të ketë kqyrur kamerat e bizneseve përreth banesës, pasi shtëpia ndodhet në afërsi të bulevard "Republika".
Mësohet paraprakisht që autori ka qenë i vetëm dhe policia është në kërkim të tij, por nuk jepen detaje nëse është identifikuar apo jo. (A2 Televizion)