Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënim me 5 vite burg për Alqi Bllakon

Nga Armand Bajrami
4 Nëntor 2025, 10:21 | Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon dënim me 5 vite burg për

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 5 vjet burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për "korrupsion" të kryer gjatë procedurës së koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Bllako po rigjykohet në Gjykatën e Posaçme, në zbatim të një vendimi të Apelit të Posaçëm.

Sipas SPAK, gjatë kohës që ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë përmes Vladimir Bezhanit nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.

Bllako i ka propozuar Bezhanit që të ofronte konsulencë juridike për çështjen e inceneratorit të Tiranës para se të bëhej propozimi i pakërkuar në lidhje më këtë çështje, raporton A2 CNN.

Bllako i ka kërkua Klodian Zotos që ta punësojë në atë kohë Bezhanin. Ky i fundit ishte këshilltar i jashtëm i ministrit Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services sh.p.k.”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos