Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

“Jemi miq të Alfredit”, lexohet në gjyq dëshmia kundër Belerit. Ai refuzon të flasë: S’kam besim te SPAK!

Nga Armand Bajrami
5 Dhjetor 2023, 16:26 | Kronikë

Alfred Beleri refuzoi të pyetet si i pandehur në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, me pretekstin se nuk ka besim te SPAK.

Në seancë gjykata lejoi leximin e deklarimeve të dhëna nga dëshmitari Avdyl Rama në prokurori, pas mos gjetjes së dëshmitarit dhe paraqitjes së tij në gjyq.

Në deklarimin e 23.6.23 Avdyl Rama ka thënë se pas arrestimit të Belerit e kanë ndaluar dy persona të panjohur.

Njeri prej tyre i ka thënë: “Ne jemi miq të Alfredit. Ti dhe vëllai që keni bërë incizime duhet të tërhiqeni. Nëse tërhiqeni, e marrim vëllanë tënd, e kalojmë në Greqi dhe i japim azil politik. Do ju rregullojmë dhe ju nuk do ta vrisni mendjen fare". 

“Dhjetë ditë më parë teksa po shkoja me motor nga Himara në livadh më doli para një person. Kishte në dorë një si armë dhe ma drejtoi. Unë nuk ndalova, ndërsa ai më shau rëndë në greqisht”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi